Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Greshicë”.
Automjeti i tipit kamion me drejtues shtetasin Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës, ka përplasur automjetin e tipit “ Volkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P 49 vjeç.
Të plagosur kanë mbetur shtetaset F.D 55 vjeçe, E.D 54 vjeçe dhe dhe A.D 60 vjeç, banues në Mallakastër.
Të plagosurit janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Dhe janë nën mbikqyrjen e mjekëve.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Urim Koliqi i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit tip kamion.
Çështja ka kaluar në prokurorinë e Gjykatës së shkallës së parë Fier.