07:00 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kampet e refugjatëve në Shqipëri? Kërkesa mbërrin zyrtarisht në tavolinën e BE-së

11:39 | 20/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E pyesin për trafikun e drogës, Rama i dredhon gazetarit austriak (Rastet që i përmend)

Ideja për ngritjen e kampeve të refugjatëve mbërrin zyrtarisht në tryezen e BE. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk propozon të ashtuquajturën “platform rajonale te zbarkimit”, ndërsa mediat përmendin si  vende të mundshme Shqiperinë dhe Tunizinë.

Ideja e kryeministrit danez dhe kancelarit austriak kurz për ngritjen e kampeve te refugjateve jashtë kufijve të europës po mbështetet edhe nga krerët e BE-së, të cilët propozojnë të ashtuquajturat platforma të zbarkimit.

Është presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk që propozon që krerët e BE-së të krijojnë “platforma rajonale të zbarkimit” jashtë Bashkimit Evropian, ku mund të dallohen qartë ndryshimet ndërmjet refugjatëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe emigrantëve ekonomikë, të cilët potencialisht do të përballen me kthimin në vendet e tyre të origjinës.

Koncepti i platformës së zbarkimit sipas zyrtareve do zbatohet ne baskëpunim me OKB dhe dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM)..Politico.eu shkruan se vendet më të perfolura ku mund të ngrihen këto kampe janë Shqipëria dhe Tunizia, por zyrtarët e BE thonë se është shumë shpejt të spekullohet me emra konkretë.

Ideja për të krijuar kampe të tilla u sugjerua në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, kritiku më i fuqishëm i politikave të BE-së për migracionin – veçanërisht në zhvendosjen e refugjatëve anembanë Evropës.

Por ideja është përkrahur së fundi edhe nga  Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa  Ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero tha se Italia dëshiron ta vendosë zyrtarisht idenë në tavolinë në samitin e Këshillit Evropian. Tusk do të zhvillojë takime zyrtare të enjten në Itali – një nga vendet kufitare më të prekura nga ardhja e emigrantëve dhe refugjateve.

 

Pas

DSIK “rrëzon” gjyqtarin Toska: I papërshtatshëm për ushtrimin e detyrës. KPK vendos nesër

Para

‘Viktima’ e parë e Botërorit, trajneri i Egjiptit do të shkarkohet pas Rusi 2018 

Para
‘Viktima’ e parë e Botërorit, trajneri i Egjiptit do të shkarkohet pas Rusi 2018 

‘Viktima’ e parë e Botërorit, trajneri i Egjiptit do të shkarkohet pas Rusi 2018 

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.