22:43 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kampi i Beratit në 4 vite ekzistencë, 1275 të internuar. Numri sipas prefekturave”

21:03 | 14/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kampi i Beratit në 4 vite ekzistencë, 1275 të internuar. Numri sipas prefekturave”

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument në rrjetet sociale ku tregohen të internuarit e kampit të Beratit, ndërsa shkruan se kampi i Beratit ishte për të burgosurit nga veriu, ndërsa ai i Krujës për ata nga Jugu.

Kampi i Beratit që funksionoi në vitet 1945-1949, ndërsa sipas të dhënave në 4 vite ekzistencë të këtij kampi kanë qenë 1275 të internuar.

POSTIMI I PLOTË:

POSTIMI I PLOTE
1945-1949/Kampi tela me gjemba i Beratit 
Në mars 1945 në Shqipëri u hapën dy kampe tela me gjemba, në Berat dhe në Krujë. Në Berat u vendosën të internuarit nga veriu dhe në Krujës ata nga jugu i vendit.

Internoheshin familjarët e këtyre personave:
-Të arratisurve brenda dhe jashtë vendit
-Të dënuarve dhe atyre që mund të burgoseshin (rasti i Shkodrës)
-Të dezertorëve

Nëpër seksionet e punëve të brendshme filluan të grumbulloheshin persona kontingjente për internim. Ata silleshin duke ecur në këmbë nga shtëpia e deri në pikën ku do qëndronin, duke bërë kështu dhjetëra kilometra. Pleq, gra, e fëmijë, të rreckosur, lodhur, uritur e dëshpëruar ishin pjesë e panoramës që mund të shihej në qytetet ku ata vendoseshin përkohësisht. Përpara se të mbërrinin në kampe ishin tmerrësisht të lodhur e sëmurë.

Kampi i Beratit që funksionoi në vitet 1945-1949 ishte përcaktuar për banorët nga veriu i vendit. Në fillim të internuarit u vendosën në shtëpi të braktisura, e më pas u përqendruan. Burrat punonin në fermën e Kuçovës, ndërsa gratë vilnin ullinj. Puna e tyre është shfrytëzuar edhe për zhvarrime.

Personat e parë të internuar në Berat janë nga Shkodra (pjesa dërrmuese e listës bashkëlidhur të datës 25.2.1945). Ata ishin arrestuar gjatë operacionit quajtur “bllokues” të zhvilluar më 29 janar deri më 2 shkurt 1945.

Në mars 1946 në kampin e Beratit ishin 1.275 të internuar, si vijon (sipas prefekturave):
-270 nga Shkodra
-331 nga Kukësi
-178 nga Dibra
-173 nga Elbasani
-234 nga Durrësi
-89 nga Tirana

Në shtator 1947 në kampin e Beratit ndodheshin 586 të internuar. Në vitin 1949 kampi nën drejtimin e të njëjtit komandant, u zhvendos në Tepelenë.

(B.H/Faxëeb)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: kastriot dervishi
Pas

Britania e Madhe kërkon ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë: Është koha që të punojë më pak

Para

Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, katër të vdekur

Para
Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, katër të vdekur

Të shtëna armësh në një shkollë në Kaliforni, katër të vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

Projektligji i Trump, CBO: Do rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë

Tri motrat gjenden pa jetë autor dyshohet babai/ Zbulohet shkaku i vdekjes, gjurmë gjaku gjenden në makinën e 32-vjeçarit

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.