Flamurtari dhe Kukësi janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit të javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro u tregua më superiore gjatë gjithë takimit dhe kaloi në avantazh me anë të Danilo Alveshit në minutën e 39, por verilindorët reaguan në fillimin e pjesës së dytë dhe barazuan shifrat me anë të Gurit në minutën e 58.
Dy kartonë të kuq u dhanë për Lenën dhe Jakovljevic, përkatësisht në minutat 67 dhe 82. Mesfushori i Kukësit i ndëshkua me dy të verdhë, ndërsa mbrojtësi i Flamurtarit me të kuq direkt për shkak të goditjes me kokë ndaj Rrumbullakut.
Pas këtij takimi, kampionati është më i hapur se kurrë, teksa Kukësi me 48 pikë kryeson renditjen, me pikë të barabarta me Skënderbeun, ndërkohë që Partizani i ndjek me 2 pikë më pak. Ndërkohë Flamurtari ngjitet në kuotën e 22 pikëve duke kaluar në vendin e 8 mbi Laçin, edhe pse me pikë të barabarta.