Kampioni i botës në Tai e Kik Boks Ismail Keta i cili edhe pse jeton në Gjermani ndjek me interes zhvillimet në Shqipëri për shkak të dashurisë për atdheun e tij, duke parë zhvillimet politike si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri ka bërë një postim interesant në rrjetin social ‘Facebook’.
Ai thotë se duke parë atë se çfarë kanë bërë për para politikanët shqiptar në 27 vite do dëshironte që ti fuste në ring, së bashku mme vëllain e tij, gjithashtun edhe ai një kampion në Gjermani.
“Duke shikuar çfarë njerëzit bëjnë për para dhe politikanët shqiptarë për Shqipërinë nga 27 vite, po ashtu edhe në Kosovë.
Do dëshiroja ti fusja në ringun e boksit me Gjetanin me dt 2 qershor.”, shkruan ai.
Duket se keqqeverisja e gjatë në të dya shtetet shqiptare k mërzitur dhe irrituar jo vetëm njerëzit e thjeshtë që kanë humbur shpresat por edhe një kampion si Ismail Keta i cili për shqiptarët kudo që janë ka treguar një ndjeshmëri të lartë duke bërë shpesh herë edhe bamirësi. (B.H/Faxweb)