Klubi i Kamzës ka zfjedhur trajnerin e ri. Ai është ish-mesfushori i kombëtares Klodian Duro, i cili më parë ka drejtuar me sukse dhe ekipin verilindor të Kukësit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Kamzës. Klodian Duro zëvendëson teknikun Bledar Devolli. Duro do të prezantohet nësër në orën 17:00.
Kamza shkarkoi trajnerin Bledar Devolli pas tre ndeshjes në Superligë, me motivin e rezultateve të dobëta edhe pse e nisën kampionatin me fitore ndaj Tiranës.
(B.H/Faxweb)