Mëngjesin e djeshëm janë gjetur dhe sekuestruar rreth 115 gramë kanabis dhe heroinë, të fshehura në tubat e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimit Penal në Durrës.
Konkretisht: 110.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe 4.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine. Ka nisur hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi:
Më datë 28.02.2017, në orën 09:30, në ambientet e brendshme (tubat e ajrimit) të I.E.V.P. Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- një sasi prej 110.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe
- 4.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.