Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një shkrim në rrjetet sociale ka sulmuar kryeministrin Rama në lidhje me kanabisin.
Shehu shkruan se në tre vjet Shqipëria u kthye në një “Republikë kanbisi”, dhe kjo nuk mund të bëhej pa implikimin e strukturave të shtetit.
Më tej ai ka dhe një pyetje për Ramën, ai e pyet kryeministrin se kur ishte kaq e lehtë për të bllokuar këtë veprimtari kriminale, atëherë përse u lejua që Shqipëria të kthehej në një “Republikë kanabisi”
“Kur ishte kaq e lehte per tu bllokuar kjo veprimtari kriminale, pse u lejua qe Shqiperia per tre vite te kthehej ne nje “Republike Kanabisi”!?”, shkruan Shehu.
REAGIMI I PLOTË:
KRYEMINISTRI E TE TJERE RETH TIJ PO BROHORASIN SOT:
“Ne Shqiperi nuk po kultivohet me Kanabis”!!! Shpresoj qe kjo te jete e vertete, uroj me gjithe zemer per kete lajm shume te mire.
POR NUK MUND TE MOS TE PYES:
Kur ishte kaq e lehte per tu bllokuar kjo veprimtari kriminale, pse u lejua qe Shqiperia per tre vite te kthehej ne nje “Republike Kanabisi”!?
Ky kryeminister e keto struktura shteterore ishin edhe para tre viteve, kur kanabisi mbuloi vendin, duke e kthyer ate, ashtu si na quajten “Kolumbia e Europes”.
DUHET TE JEMI TE SINQERTE ME OPINIONIN:
Kjo nuk mund te ndodhte pa implikimin e Shtetit, i cili sot e “korregjoi” ne disa muaj.
Ishin strukturat e tij qe e stimuluan kete kriminalitet, ofiqaret e tij qe u muaren “haracin” fshatareve, te cilet tashme jane zhytur thelle ne “gropa” financiare.
Ishin grupet kriminale te “licencuara” nga shtetaret, qe me arme ne dore terrorizonin njerrezit, vigjelonin platacionet me droge, e transportonin ate nen hunden e atyre qe duhej t’i ndalonin, ndanin fitimet me “shefat” e “boset”.
Cili nga keta keqberes te vertete eshte ndaluar?
Nqs do me permendet ndonje emer fshatari gjynahqar do tju pergjegjem se kjo eshte Tragjiko-Komike!
DHE DICKA SE FUNDMI:
Ku jane “malet” parash te fituara nga kriminelet e shtetaret?
E di qe pjesa e atyre e “luanit” eshte depozituar diku, nje pjese pret per tu investuar ne veprimtari te tjera kriminale, por pa dyshim nje pjese e madhe u “shpernda” ne kete fushate elektorale.
KJO ESHTE E VERTETA E HIDHUR E KESAJ HISTORIE TRAGJIKE, PER TE CILEN UNE KAM SHKRUAR E FOLUR I PARI, QE PREJ DISA VITESH
(B.H/Shuplaka)