Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se ashtu si me “Këshillimin Kombëtar”, shqiptarët do të pyeten lidhur me legalizimin e kanabisit për përdorim personal.
Pavarësisht se legalizimi i kanabisit ka ngjallur shumë polemika dhe opozita e ka kundërshtuar plotësisht, Rama tha se për atë vendim ka pyetur qytetarët.
Rama: S’ka opozitë këtu për fat të keq! Opozita e vetme e kualifikueshme jemi ne vetë, e tërë opozita të kishte gjysmën e energjisë, vullnetin apo 1/10 e Erion Braçes do të ishin më mirë.
Kemi një dilemë, jam i dyzuar po të më hapni zemrën dhe trurin. Ne i kemi pyetur shqiptarët për procesin e legalizimit të kanabisit, do bëj sërish anketë se a duhet legalizuar kanabisi për përdorim personal.
Shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.
Discussion about this post