Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, jep tre arsye se pse kanabisi është kthyer në një shetësim për shqiptarët. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Blushi shprehet se kanabisi është përhapur si politikë shtetërore.
“Shqipëria u lazaratizua, ja pse ndodhi kjo. Sigurisht ne kemi patur traditë të mbjelljes së kanabisit ndër vite. Thonë që ka patur gjithkund në Shqipëri, thonë që Lazarati ka qenë ishulli i artë i kanabisit. Kjo u përhap si politikë shtetërore. Unë e kuptoj që dikush mund të mbjellë kanabis në një mal që policia nuk e kap dot, por kjo u përhap si politikë shtetërore.”, tha Blushi.
Për tre shkaqe ka ndodhur kanabizimi i vendit, sipas tij.
1- Nevoja për të ushqyer çifligarët lokal.
2- Shqipëria vjet ra në deflacion, nuk kishte para në treg dhe në vend të investimeve të huaja, qeveria mes paniku përhapi paranë e kanabisit.
3- Në vitin 2015 pati një valë të madhe migratore, fluks emigrantësh gjë që ndikoi në treg.
Ndër të tjera, ai shton se kanë ardhur shumë euro në Shqipëri, ngaqë ne kemi transportuar kanabis, për këtë arsye ka rënë dhe kartmonedha e përbashkët e europës. (D.D/Shuplaka)