Policia e Shtetit vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.
Sot kanë nisur përsëri kontrollet në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Gjithashtu, ka patur edhe kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.
Ky operacion drejtohet nga nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në të gjithë vendin gjatë 72 orëve të fundit në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 163 bimë Cannabis Sativa. (J.V/Shuplaka)