Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, në televizionin “Ora News”, ku sqaroi shumë detaje për çështjet më të përfolura të momentit, duke filluar nga shkarkimi i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, kanabizimi i vendit dhe ministri Tahiri, koalicioni me LSI-në, votimi elektonik dhe të tjera.
Shkarkimi i Manjanit
“Besoj që nuk mund të ekzistojë dot një qeveri serioze nëse një ministër nuk respekton skuadrën, rregullat e skuadrës, detyrën, pasi detyra e një ministri është të mbulojë detyrat e protokollit të tij dhe jo të bëjë opinionbërësin e qeverisë. S’ka problem nëse dikush do të kritikojë, ta bëjë këtë jashtë radhës qeveritare. Qeveria ka një kod etik të përcaktuar me konsensus, ku parasjhikohen marrëdhëniet e secilit me kabinetin. Një ministër ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, por ka edhe detyrë për t’i shërbyer vendit. Unë besoj se zgjedhja e ministrit të ri do të forcojë dhe përmirësojë marrëdhënien e qeverisë me kuvendin dhe do të punojë për të çuar përpara reformën në drejtësi, sepse në fund të ditës ajo që ka rëndësi është që qeveria të prodhojë të mirat publike për qytetarët. Duhet të kthehet në realitet, duhet të nxitojmë për të zbatuar ligjin e vettingut, që është filtri për të kaluar nga një turbullirë e qelbur e 20 e kusur vite për të kaluar në një rrjedhë të pastër. Sigurisht që shkarkimi u ekzekutua pasi negociuam me bashkëkryetarin e komisionit të qeverisë. E bëra sqarimin tim dhe është kohë e humbur të merremi me atë çfarë është e qartë për opinionin publik, nuk ka ndodhur asnjë tragjedi por një ministër i papërshtatshëm është shkarkuar dhe një ministër i ri është vendosur për të bërë punën.”, tha Rama.
Policia e shtetit
“Diçka shumë e rëndësishme ka ndodhur, kemi një transformin shumë të rëndësishëm, nga një ushtri pa kokë, në një trup që është përditë e më shumë që i shërben qytetarit në mbrojtje të ligjit dhe në funksionit tonë për të bërë shtet. Çdo qeveri do të përmirësojë punën e saj. Patjetër që policia ka problemet e saj, dhe këto s’besoj se kanë diskutim. Diskutim edhe mbase ka, po aktorët e tjerë të qeverisë e shohin hashashin që ka populluar gjithë vendin. Rruga që lidh urën me rrugën e Elbasanit bllokohej nga veturat arrogante të deputeteve, kjo quhej imazh. Në këtë fakt ne po bëjnë shtet. Sigurisht ka ende shumë për të jetësuar për të bërë shtet. Nëse sot të korruptosh një polic, me shumë ngjasë shkon në pranga, dhe 39 qytetarë janë arrestuar për rryshfet, dhe kjo quhet imazh, dhe unë e mbështes këtë imazh. Unë me më shumë se gjysmën e publikut shqiptar, se çdo aketim e cilësojnë policisë si inistucionin më të besueshëm”, tha kryeministri.
Akuzat e Lefter Kokës
“Unë nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas dhe gjatë pilafit, unë sigurisht që di të bëj dallimin e qartë midis një ministri që ka shkel kodin etik, që shkel kontratën tonë dhe mes një ministri ka bërë një gabim që nuk do të përsëritet. Nuk fola për faljen, por për të drejtën për të gabuar njëherë”, tha Rama. Sakaq, për akuzat e deputetëve Rama shtoi: “Unë fola thjesht për të drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë. Ata nuk kanë një kontratë me këtë qeveri.”, tha Rama.
Mandatet
Tare: Në mbledhjen e kryesisë keni thënë që keni 71 manadate.
“Këto janë të gjitha fjalë, interpretime, janë fjalë nuk kanë asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që jemi në prag të një kurorëzimi të një mandati që është një ndeshje vendimtare për të krijuuar kushtet që në këtë vend të kemi një ekonomoi që funksion për të gjithë. Duhet të fokusohemi te ekonomia të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë. PS është një forcë që ka udhëhequr këtë mandat dhe ka çarë një rrugë reformash, por edhe tja u siguroj shqiptarëve reformën në drejtësi.”, tha kreu i PS-së.
Akuzat e PD-së
“Kjo është një shenjë e sigurtë që zgjedhjet po afrojnë, shkaktojnë një nervozizëm, dhe unë nuk i marr seriozisht këto lloj shprehjesh. Është shumë kollaj që të vendosim se kush është jashtë dhe kush është brenda realitetit. Padyshim do qytetari do të gjykojë ata që janë jashtë dhe brenda realitetit. Proceset zgjedhore në Shqipëri kanë ardhur duke u përmirësuar. Ka ikur epoka kur rezultatet dilnin nga kutitë e gabuara. Nuk është proces perfekt, por ka nevojë për përmirësism të vazhdueshëm. Në vend që opozita të kontribuojë, përpiqët të pregatisë publikun e saj për atë që nuk do të ndodhë, që është manipulimi i zgjedhjeve. Opozita e bën këtë sepse gjasat që të fitojë janë të pakta. Është normale që opozita të ketë shqtësimet e saj, problemi është se ajo ka mundësi që t’i qartësojë ato në komision.”, tha Rama.
Tahiri
“E kam dëgjuar edhe këtë, që kam marrë urdhra për ta shkarkuar, por së pari unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe nuk marr as këshilla as urdhra për detyrat e mia kushtetuese. Së dyti askush nuk më ka kërkuar asgjë, asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë bisedë nuk kemi diskutuar për ministrinë e brendshme, por kemi biseduar për të përmirësuar punën edhe në ministri, edhe në policinë e shtetit edhe në zhdukjen e kanabisit.”, tha kreu i qeverisë.
Koalicioni
“ Ne mirëpresim çdokënd në koalicion, dhe patjetër për ne koalicioni sot mbetet themelor sepse ne duam të reformojmë Shqipërinë. Nuk duam të qeverisim vetëm sot për sot por për Shqipërinë e 20 viteve të ardhshme. Çdo parti në zgjedhje pavarësisht se është në koalicion do shkojë në zgjedhje me programe më vete. Për PS-në nuk ka asnjë pikepyetje! Ka qenë një ftesë e bërë me bashkëqevverinë në koalicion. Situata ka, edhe në familje. Qytetarët duan rininë e nesërme të “Skllaves Izaura”. S’e kemi diskutuar dhe do ta diskutojmë, por vendimmarrja është e gjithsecilit. E majta e bashkuar për ne është një strategji. Shkon përtej meje, përtej Ilir Metës.”, tha ai.
“Escobari i Ballkanit”, Klement Balili
” Qeveria as nuk ka dhe as nuk pranon presion nga asnjë shtet. Ambasadorit amerikan ia kam thënë miqësisht. Absolutisht, në shqetësimin për ta vendosur përpara drejtësisë këtë personazh kaq të përfolur dhe këtë eksponent të krimit që është një shqetësim i përbashkët. Ama çdo paragjykim dhe çdo situatë që mos kapjen e tij e lidh me mungesë vullneti nga ana e qeverisë, mungesë vendosmërie nga ana e Policisë së Shtetit është krejtësisht e pa vend. Meqë këtij ditëziut i kanë vënë nofkën e Eskobarit, më vjen për të qeshur sepse ishte një figurë e pakrahasueshme, atëhere unë e kam kujtuar dhe e rikujtoj, që fakti si Eskobari e torrollisi një shtet, si SHBA-në për vite e vite me radhë. Fakti që për vite të tëra Amerika me në krye presidentin Regan, investoi e nuk arriti ta kapë për vite me radhë, kjo s’do të thotë që Eskobari kishte lidhje me Shtëpinë e Bardhë, me Mininistrinë e Brendshme apo FBI-në e kështu me radhë. Fakti që edhe në Itali ndodh që kriminelë të mos arrestohen për vite më radhë nuk do të thotë që Italia është e pazotë, pasi është shumë më e fuqishme se ne. Kësaj i thonë “Shpif, shpif, baltos balstos, shaj, shaj se diçka do dalë”. Nuk e turpëron shtetin asgjë tjetër përveçse mungesa e vullnetit për të raguar, e kapacitetit moral dhe e shtetit për të reaguar. Nuk është përgjegjëse qeveria, as familja se dalin brenda gjirit të vet shkelës të ligjit, por për vështirësinë e mungesës së kapacitetit për të reaguar. Por të bëjmë gjykime pos faktit që njëri ishte atje, kush e solli, erdhi nga LSI apo PS, hyri nga hoteli apo nga Livadhi, është e papranueshme. Shteti funsional është shteti që reagon nga ferrat, dhe jo që nuk mbillet asnjë rrënjë se ky lloj shteti nuk ekziston askund, as në SHBA, as në Europë. As në italinë mike e fqinje që është e përgatitur. Ka qenë militant për vite me radhë i PD-së, por unë nuk e gjykoj për këtë. Problemi këtu është si reagon shteti. Ama përgjegjësia e familjes, qoftë prej disa personash, qoftë familje qeverie, politike, organizate. Është pikërish kjo, mënyra se si reagon.”, tha Rama.
Votimi elektronik
Tare: Pse nuk e pranoni vitimin elektronik?
Rama: S’i futemi aventurave Tare Pse nuk pranuat propozimin e votimit elektronik? Nuk është e vërtetë, kemi thënë se jemi të gatshëm por na duhet opinion i OSBE / ODHIR. Ai opinion është negativ. Nuk mund të hyjmë në një aventurë që asnjë ekspert nuk na e garanton. (D.D/Shuplaka)