05:50 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kanabisi u 12-fishua, reagon policia e shtetit: Jemi krenar për rezultatet e arritura, partnerët italianë janë të habitur nga lajmi

14:18 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
7 vjedhje në 7 muaj/ I riu arrestohet si nëpër filma, kapet nga policia pranë qendrës tregtare në Tiranë

Reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3.

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

Pas

‘Merrni një dhomë se na flliqët’, Veliaj kap në moment delikat Arjolën dhe Xhodën

Para

“Nuk ka asnjë referencë ligjore”, Majlinda Keta nxjerr ‘bllof’ Besa Shahinin: Ministria nuk na ka sjellë asnjë shkresë për refuzimin e Lleshajt

Para
Nga Florjan Binaj te Denada Toçe/ A do të jenë farsë zgjedhjet për bordin e UT? Flet pedagogia Majlinda Keta

"Nuk ka asnjë referencë ligjore", Majlinda Keta nxjerr 'bllof' Besa Shahinin: Ministria nuk na ka sjellë asnjë shkresë për refuzimin e Lleshajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.