21:38 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kanadezëve që janë kundër Trump-it u ndalohet hyrja në SHBA (DËSHMITË)

07:06 | 23/01/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kanadezëve që janë kundër Trump-it u ndalohet hyrja në SHBA (DËSHMITË)

Kalimin e kufijve amerikanë duket se nuk do ta kenë të vështirë vetëm personat e dyshuar për lidhje me terrorizmin islamik, por edhe ata që janë kundër Trumpit. Mesa duket Trump ende pa ardhur mirë në pushtet ka arritur të ketë ndikim edhe në pikën kufitare.

Të paktën kështu dëshmon rasti i dy shtetasve kanadezë, të cilët pretendojnë se nuk janë lejuar të hynin në SHBA, pasi kishin thënë se do të merrnin pjesë në protestat kundër presidentit të ri.

Joseph Decunha rrëfeu për CNN-in se kishte udhëtuar me makinë së bashku me disa miq të tij amerikanë drejt një pike kufitare mes Champlain të Nju Jorkut dhe St. Bernard de Lacolle të Kebekut, por pasi kishin treguar qëllimin e vizitës së tyre në SHBA u ishin nënshtruar një breshërie pyetjesh, ndër të cilat nëse ishin kundër apo pro Trumpit.

“U treguam të ndershëm dhe thamë se ishim kundër Trumpit për shkak të politikave të tij kontroverse”, citohet të ketë thënë shtetasi kanadez. Pyetjet u fokusuan më pas te mundësia e radikalizimit apo udhëtimeve në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht se nuk kishin asgjë për të fshehur, Decunhas iu mohua hyrja në SHBA.

Një tjetër shtetas kanadez rrëfeu për CNN-in një histori të ngjashme, gjithashtu të verifikuar në një pikë kufitare të Kebekut. Ai thoshte se ishte pjesë e një grupi prej 6 kanadezësh dhe dy francezësh, që do të merrnin pjesë në protestat kundër Trumpit e që iu nënshtruan kontrolleve të imtësishme, pasi kishin përmendur qëllimin e vizitës së tyre. Pas konfiskimit të pasaportave e marrjes së shenjave të gishtërinjve nuk u lejuan të hynin. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: kanadakufirishba
Pas

Ditën arreston të këqinjtë, natën bën modelen (FOTO)

Para

Messi rinovim me Barçën, 3 vite të tjera dhe 40 milionë euro sezoni

Para
Messi rinovim me Barçën, 3 vite të tjera dhe 40 milionë euro sezoni

Messi rinovim me Barçën, 3 vite të tjera dhe 40 milionë euro sezoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.