Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD), ka konfirmuar sot planet e qeverisë së tij rreth blerjes së aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35, që janë pjesë e modernizimit të ushtrisë gjermane.
“Gjermania do të vazhdojë të respektojë përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve të NATO-s, duke përfshirë blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35 me aftësi të dyfishtë”, thuhet në artikullin e revistës amerikane Foreign Affairs.
Termi “aftësi e dyfishtë” i referohet aeroplanëve që mund të mbajnë raketa bërthamore dhe jobërthamore. Aeroplanët luftarakë Tornado që i përdor ushtria gjermane do të zëvendësohen me aeroplanët modernë F-35, si pjesë e aktiviteteve të qeverisë, që siç njoftoi kancelari gjerman, përfaqësojnë një “pikë kthese në histori”.
Por aeroplanët e rinj të shtrenjtë po ngjallin shqetësime buxhetore mes ligjvënësve. Bild am Sonntag raportoi këtë fundjavë, se ministria e Mbrojtjes paralajmëroi për rreziqe të rëndësishme në marrëveshje, duke përfshirë vonesat e mundshme kohore dhe tejkalimet e kostove.
Në një artikull për Foreign Affairs, Scholz, theksohet e ashtuquajtura “pikë kthese globale” në aspektin e politikës së sigurisë.
“Gjermanët synojnë të bëhen garantues i sigurisë evropiane, të cilën aleatët tanë presin të jemi”, ka thënë Scholz.