Rektori I Universitetit të Tiranës, Mynyr Kon është përplasur me kancelarin apo administratorin e përkohshëm të Rektoratit të Tiranës Robert Skënderi, duke sjellë pasoja në mbarëvajtjen e punëve të këtij institucioni.
Në kundërshtim me ligjin, rektori ka pezulluar kancelarin nga detyra dhe i ka hequr disa herë të drejtën e protokollit dhe për më shume se dy muaj e ka lënë jashtë institucionit. Si pasojë e kësaj përplasje ,65 punonjës të rektoratit nuk kanë marr pagat prej 2 muajsh.
Emisioni investivativ ;’Fiks Fare;’ ka intervistuar Z. Skënderi, i cili u ankua pranë këtij emisioni për shkak se rojet e institucionit nuk e lejojnë të futen në rektorat. Me një urdhër të rektorit ai është pezulluar nga puna. Sipas ligjit për arsimin e lartë Nr 80/2015 i vetmi autoritet për shkarkimin apo marrjen e masave administrative ndaj Administratorit të përkohshëm është Bordi Administrativ.
Ky qëndrim është kundërshtuar fort edhe nga Ministria e Arsimit, e cila i ka kthyer një përgjigje z. Mynyr Koni ku sqaron se në bazë të ligjit , Bordi i Administrimit të UT është organi që shqyrton shkeljet dhe aplikon masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për këtë autoritet administrativ. Po sipas Ministrisë pengimi i zotit Skënderi, për ushtrimin e përkohshëm të funksioneve dhe kompetencave të administratorit, gjithashtu ka sjellë pasoja për Universitetin e Tiranës dhe imazhin e tij.
65 punonjës 2 muaj pa rrogë
Rreth 65 punonjësit të këtij institucioni nuk marrin rrogat prej dy muajsh. Fiksi pyeti punonjësit ë këtij Institucioni të cilët me një letër të hapur i janë drejtuar Senatit të zgjidhë këtë situatë, pasi gjendja e tyre financiare është përkeqësuar dhe nuk kanë ku marrin më lekë borxh për të paguar detyrimet. 24 punonjës e kanë firmosur këtë peticion. Pjesa tjetër e punonjësve nuk pranoi të flasë para kamerës së fiksit.
Rikthimi në punë i Kancelarit
Pas insistimit të Fiksit për tre ditë me radhë dhe një mbledhje urgjente të senatit, Kancelari është lejuar të marrë detyrën plotësisht dhe ka hyrë në Institucion. Në zyrë ka gjetur poshtë derës një tufë me urdhra të dhëna prej tij, por të grisura në shenjë proteste. Ai thotë që kjo situatë ka nisur shtatë muaj më parë kur rektori i hoqi të drejtën e protokollimit duke nxjerrë jashtë loje kancelarin. Ky i fundit ka bërë disa kallëzime ndaj Konit për përdorim të makinës së institucionit jashtë kompetencave. Emërimin e punonjësve të administratës, lidhje të kontratave me kontraktorë, atribute këto që ligji ja njeh administratorit. Për të gjitha këto mosmarrëveshje ka disa procese të hapura brenda institucionet Kancelar- Rektor.
Rektorati i Tiranës me dy protokolle
Gjatë këtyre muajve përplasje Rektor-Kancelar, në këtë institucion është punuar me dy vula dhe dy protokolle. Më shumë se një herë Koni i ka hequr të drejtën e marrjes së vendimit, vulës dhe protokollit Kancelarit Skënderi. Ky i fundit është detyruar të punojë me një protokoll paralel por që nuk e njohën punonjësit e administratës. Ai ka marrë disa vendimi me urdhër të bordit për shkarkimin dhe vërejtje të disa punonjësve të cilët para kamerës së Fiksit deklarojnë se nuk e njohin protokollin. Këto shkresa janë gjetur të grisura në brendësi të zyrës së Kancelarit të futura poshtë derës në formë proteste nga punonjësit. Ndërsa drejtoresha juridike e rektoratit për kamerën e Fiksit thotë se përdorimi i dy protokolleve është i paligjshëm.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2906″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]