Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm i diagnostikuar tek femrat, mbas kancerit të lëkurës. Ndonëse nuk dihet me siguri se çfarë e shkakton, apo pse disa vajza e gra preken prej tij, ndërsa të tjera janë imune prej tij, janë një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në shtimin e riskut për këtë sëmundje. Disa shenja që duhen marrë në konsideratë për të vijuar diagnostikimin e mëtejshëm për këtë patologji, janë:
1.Prekja e një kokrre të fortë në gji, apo nën sqetull,
2. ndryshimi i formës apo madhësisë së gjirit,
3. rrudhosje e lëkurës,
4. skuqje të lokalizuara apo të përhapura,
5. ndryshim i thithkës, 6. sekrecione gjaku apo dalje lëngjesh nga thithi i gjirit,
7.kore ose luspa në thithën e gjirit,
8.lëkurë në formë portokalli, si dhe dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj, apo nën sqetull.
Të gjitha këto simptoma duhet të drejtojnë detyrimisht çdo vajzë mbi 20 vjeç, drejt mjekut për të vendosur diagnozën e saktë të sëmundjes, si dhe trajtimit që duhet të ndiqet më pas.