Ndërron jetë presidentja e Komitetit Nobel, Kaci Kullmann Five , e cila vit pas viti dorëzon çmimin për paqen.
Mësohet se 65-vjeçarja vuante nga kanceri i gjirit që prej vitit 2014. Por gjendja e saj u përkeqësua, dhe kështu ajo u detyrua të anulojë disa paraqitje të vitit të kaluar në publik, apo në konferenca të ndryshme në të cilat ajo zakonisht merrte pjesë.
“Ajo ishte një model për shumë gra të reja,” deklaroi sot kryeministrja konservatore e Norvegjisë Erna Solberg.
Kaci Kullmann Five ka lindur në vitin 1951 në Oslo, ka qenë deputete, lidere e Partisë Konservatore si edhe ministre.
Për herë të parë ajo u bashkua me Komitetin Nobel në vitin 2003, dhe e ka drejtuar atë duke filluar që nga viti 2009. (D.D/Shuplaka)