Më shumë se 86% e pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje, nën moshën 50 vjeç, kanë simptoma të ndryshme dhe këto janë kryesisht të lidhura me faktin që sëmundja është diagnostikuar në stad të avancuar. Ndërkohë që në pacientë të diagnostikuar në stade fillestare të sëmundjes, simptomat janë të pakta ose pothuajse mungojnë, gjë që bëhet edhe më shqetësuese, sepse simptomat janë ato që çojnë pacientin te mjeku, ndaj mosprezenca e tyre bëhet shkak që çon në avancimin e stadit të sëmundjes.
Metodat që përdoren për të trajtuar këtë sëmundje janë kirurgjia, radioterapi dhe kimioterapia. Mund të bëhet edhe me kombinim porn ë raste specifike edhe me kombinim ose me përdorimin e njërës metodë që është më e përshtatshme.
Doktor Bahadir pranë Spitalit Hyegia na shpjegon mbi rastin e trajtuar prej tij së fundmi ku një pacienti i është dëmtuar një pjesë e zorrës së trashë dhe pas terapisë dhe kimioterapisë do ti bëhet një ndërhyrje e cila kryhet në mënyrë efikase, me metoda nga përdorimi i të cilave pacienti nuk ndjen dhuimbje. Kjo ndërhyrje bëhet sipas tij, pas terapisë dhe kimioterapisë.
Cilat janë ankesat (simptomat) kryesore të Kancerit Kolorektal ?
- Prezencë gjaku në jashtëqitje
- Dhimbje barku
- Anemi për shkak të gjakrrjedhjes
- Ndryshime në jashtëqitje
- Rënie e pashpjegueshmë në peshë