Modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj ka bërë një ndryshim rrënjësor në look-un e saj. Mirëpo ndryshe nga sa jemi mësuar me ndryshimet që bëjnë yjet, prerja e flokëve shkurt, nga modelja nuk ishte thjesht një lëvizje fashion e saj.
Pak orë më parë, Cunmulaj postoi në Instagram një foto me look-un e ri për të cilën pati komente të shumta pozitive e negative, ku ndërsa disa e çmuan e të tjerë që e quajtën një gabim heqjen e “gjysmës së bukurisë”.
Mirëpo, stilistja e flokëve përgjegjëse për look-un e ri të modeles, Riawna Capri, duket se nuk e ka lënë me kaq duke treguar arsyen e vërtet që fshihej pas prerjes së flokëve. Sipas Caprit, prerja e flokëve, është në fakt një gjest humanitar, i cili lidhet me historinë personale të Eminës, duke u shprehur se:
“Harroi të përmendë: ngaqë humbi mamanë për shkak të kancerit, deshi t’ia dhuronte flokët dikujt që për faj të kancerit, i ka humbur të gjithë flokët. Dhe kështu bëmë.
Jo vetëm shumë e guximshme, e dashur, empatike, bujare dhe altruiste. Faleminderit që përpiqesh të ndihmosh të tjerët.”
View this post on Instagram
Freedom comes in different ways ? Thank you ✂️ @riawna @ninezeroone #shorthair