Prokurori e Përgjithshme ka thirrur mbledhjen e përgjithshme për zgjedhjen e Anëtarit Prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e Vatë Stakës si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kjo vjen pas përfundimit të verifikimit të kandidturës së prokurorit Vatë Staka, i cili ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
Njoftohen prokurorët e të gjitha prokurorive dhe të të gjitha niveleve se më dtaë 11.04.2019, ora 10:00, thirret mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Bëhet me dije se pjesmarrja në këtë Mbledhje për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së është e detyrueshme. Përjashtohen nga ky detyrim, prokurorët që për arsye të garantimit të shërbimit të gatishmërisë në prokurorinë përkatëse ose për arsye të tjera objective nuk mund të jenë të pranishëm.
Pas përfundimit të afatit 15 ditor mësohet se i vetmi kandidat që ka shprehur interesin për t’u përzgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prokurori Vatë Staka.
(F.GJ/FAXWEB.AL)