Zgjedhjet lokale po afrohen, ndërsa në media po flitet për kandidatët e mundshëm që do të kandidojnë për bashkinë më të madhe në Shqipëri, atë të Tiranës.
Një ndër emrat e përfolur në media për të qenë kandidat për bashkinë e Tiranës është dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
“Ka qenë një përshkrim i Politikos, që më kanë vlerësuar. Por kam mbajt këtë pikëpamje publike. Unë besoj se zgjedhjet lokale duhet të jenë lokale dhe jo politike që mos të ketë përplasje politike në zgjedhjet lokale. Dhe përplasjet politike ndodhin kur ka lojë politike. Jo partia jote, jo partia ime dhe në fund të ditës qytetarët nuk fitojnë asgjë. Bashkia është një organ vetëqeverisës për të mirëmenaxhuar punët e qytetit.
Standardi që duhet të kemi ne është që të zgjedhurit vendor duhet të jenë njerëz të qyetarisë dhe jo të partisë, njerëz të cilët marrin paratë në formë taksash dhe ua kthejnë qytetarëve në formë shërbimesh dhe investimesh. Unë jam që kjo epokë të mbyllet dhe po ua sugjeroj dhe partive të opozitës të lejojnë qyetarinë që të konkurrojë.
Edi Rama kur filloj që ta shihte si opozitar mbaroi bashkia. Edhe Basha pastaj ishte opozitar dhe nuk u pa më bashkia. Bashkia e Tiranës ka humbur si me Bashën dhe me Ramën, ka humbur hapësira të gjelbërta, prona publike.
Jam anëtar i LSI-së. Unë kam një ‘damkë’ partie. Nëse do ti shërbente një faktor tjetër. Jam për një opozitë të bashkuar, por në rastin e zgjedhjeve vendore jam për ta çpolitizuar këtë proces. Zoti Veliaj ka pasur votën time deri në ditën që braktisi premtimin e tij që në Tiranë nuk do të kishte kulla.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post