Brenda javës së ardhshme, Partia Demokratike do të dorëzojë listat përsa i përket zgjedhjeve të 25 Qershorit.
Ditën e djeshme kreu i kësaj Partie Lulzim Basha vijoi disa takime me drejtuesit në rrethe por edhe me aleatët për të vendisur në lidhje me listat po dhe si do të shkohet në zgjedhje.
Brenda PD-së do të duhet të rikonstruktohen planet, po nga një listë paraprake e kandidatëve për deputetë nuk pritet të ketë surpriza.
‘’GSH’’ ka publikuar një listë me propozime që ka ardhur në tavolinën e Bashës. Në atë që mund të shihet me sy të lirë, është shmangia e surprizave. Ka vend dhe për të pakënaqurit si Topalli, Bregu dhe Patozi.
Po ashtu ajo që bie në sy është prezenca në propozimet për deputete e vajzës së Azem Hajdarit apo dhe dhëndrrit të ish-kryeministrit Bersiah, Jamarbër Malltezi.
Të gjiythë këto lista duhet të verifikohen fillimisht nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimit dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminalizimit.
Më herët kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.
“Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, – thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe.
Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratike.
“Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me integritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesionale të njohura dhe që gëzojnë respekt në komunitetin vendës dhe më gjerë”, thuhet në udhëzimin e PD-së.
LISTA PARAPRAKE SI MË POSHTË:
QARKU DIBËR
- Ahmet Premçi
- Dhurata Çupi
- Kreshnik Collaku
- Shkëlzen Çoku
- Alfred Ahmetcenaj
- Basir Çupa
- Premtim Kryemadhi
- Xhelal Mera
QARKU BERAT
- Xhevair Ngjeqari
- Lefter Maliqi
- Kasëm Mahmutaj
- Shëlqim Hysaj
- Arenc Berati
- Bujar Hoxha
- Justin Zyka
- Irfan Dyli
- Bardhyl Fesko
10 Arben Dyli
- Shaqo Merko
- Ilir Gavelli
- Robert Verria
- Namir Lapardhaja
- Halit Daullja
- Dilaver Xhelili
QARKU DURRËS
- Oerd Bylykbashi
- Grida Duma
- Eduart Halimi
- Ardian Muka
- DritaN Burgija
- Arti Tusha
- Redi Saraçi
- Dragush Vogli
- Gëzim Keqi
- Sabah Stafuka
- Sabri Karaj
- Esmeralda Ziri
- Leonard Pepaj
QARKU KUKËS
- Xhevdet Hoxha
- Rudina Hajdari
- Azgan Haklaj
- Mimoza Hajdarmataj
- Astrit Margjeka
- Flamur Noka
- Agron Demushi
- Ylber Zeneli
- Albert Omuri
- Bashkim Ngjeçi
- Ismet Jaku
- Myftar Dautari
QARKU LEZHË
- Paulin Marku
- Edi Paloka
- Aldo Bumçi
- Gjovalin Gjeloshi
- Sokol Toma
- Aleksandër Marku
QARKU TIRANË
- Sali Berisha
- Lulzim Basha
- Florion Mima
- Gerti Bogdani
- Neritan Sejamini
- Astrit Patozi
- Halim Kosova
- Jamarbër Malltezi
- Ivi Kaso
- Enno Bozdo
- Tomor Alizoti
- Belind Këlliçi
- Tritan Shehu
- Nevila Xhindi
- Majlinda Bregu
- Jorida Tabaku
- Enkelejda Sallaku
- Reila Bozdo
- Ervin Saljani
- Albana Vokshi
- Isa Sakja
- Islam Veliu
QARKU VLORË
- Arben Ristani
- Liliana Elmazi
- Valbona Mezini
- Venedik Mollanji
- Sytki Haxhi
- Zamira Sina
- Vexhi Danaj
- Genci Deromema
- Hysni Sharra
- Vullnet Karalliu
- Everest Haxhiu
- Ilir Kondi
- Kreshnik Bozho
- Jolio Dine
- Hariz Hema
- Matilda Qurku
QARKU SHKODËR
- Jozefina Topalli
- Bardh Spahia
- Ramiz Çobaj
- Qamil Gjyrezi
- Adela Kryeziu
- Ahmet Omi
- Agim Plepi
- Arjola Zefi
- Arvit Bushati
- Arjan Peraj
- Xhevdet Amuli
- Sytki Muca
- Sokol Berisha
- Gjok Uldedaj
- Vlash Pjetri
- Tom Asllani
- Nesti Kiri
- Ndoc Ashta
- Pjerin Kodraçaj
- Izmira Ulqinaku
QARKU GJIROKASTËR
- Genc Ruli
- Altim Çomo
- Esheref Shehu
- Theodhoraq Vangjeli
- Bexhet Çobani
- Shemsho Lamaj
- Agron Basha
- Bujar Kapllani
- Xhevahir Kanani
- Vehip Çela
- Hatixhe Qëndro
- Arben Dosti
- Shahin Sheme
- Edmon Komnino
QARKU KORÇË
- Ridvan Bode
- Ermir Petriri
- Gjergji Grabocka
- Robert Papa
- Genc Pollo
- Ardian Maho
- Edmond Spaho
- Ledina Aliolli
- Elenia Qirici
- Fatbardh Kadilli
- Leonard Olli
- Sorina Koti
- Andrea Mano
- Andi Përmeti
QARKU ELBASAN
- Luçiano Boçi
- Blendi Himçi
- Ardian Turku
- Aurel Bylykbashi
- Dashnor Sula
- Ilir Dervishi
- Ibrahim Hastopalli
- Adhurim Kongoli
- Eduart Selami
- Elsa Gega
- Skënder Daja
- Qamil Dika
- Bujar Vreto
- Fatmir Alla
- Shpresa Alliu
- Armir Xhangolli
- Albert Kreci
- Sokol Elezi
QARKU FIER
- Myslym Murrizi
- Ervin Llakatura
- Luan Baci
- Vasil Ndreko
- Ilir Hita
- Pëllumb Hoxhaj
- Luan Mustafaj
- Xhevit Sula
- Leonard Behaj
(E.K/SHUPLAKA)