Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar në lidhje me kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Për secilin nga kandidatët Vezaj ka bërë një përshkrim. Sipas tij “disa prej tyre janë përfolur keqas në media ndër vite, disa janë provuar në kry të institucioneve apo njësive Task-Forcë duke kontribuar në shkatërrimin e sistemit të Drejtësisë e disa të tjerë janë anonim dhe nuk njihen në media pasi në asnjë rast nuk kanë qënë pjesë e dosjeve me “spec”!”
REAGIMI:
Doli lista më në fund sepse u ç’mendëm, nuk mbeti emër prokurori pa u lakuar e disa të tjerë për shkak të problemeve nuk morën mundimin të kandidonin edhe pse qejfi ia kishte!
Duke parë emrat e kandidateve, disa prej të cilëve i njoh nga afër thash të bëj një përshkrim për gjithsecilin! Disa prej tyre janë përfolur keqas në media ndër vite, disa janë provuar në kry të institucioneve apo njësive Task-Forcë duke kontribuar në shkatërrimin e sistemit të Drejtësisë e disa të tjerë janë anonim dhe nuk njihen në media pasi në asnjë rast nuk kanë qënë pjesë e dosjeve me “spec”!
Në bazë të njohjeve, bisedave e akuzave në media po rendis përshkrimin e shkurtër për këta kandidatë, por që pavaresisht akuzave apo hetimeve ndaj tyre, dosjet i janë pushuar dhe janë të pafajshëm dhe të “pastër”! Kjo nuk do të thotë që nuk duhet evidentuar problemet dhe “incidentet” që kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës! Po shkruaj disa prej gjërave negative se pozitivet ia vlerëson Komisioni i Mandateve mbi bazën e lobimit të kryer!
Arta Marku
Prej kohësh prokurore në Shkodër por që dihet që ka qënë shoqe e klasës me Ermonela Felaj dhe ka miqësi me Ulsi Manaj (nuk është turp të kesh shoqëri) por Marku disa vite më parë është kallëzuar dhe hetuar nga Ministria e Drejtësisë se bashkë me persona të tjerë kanë harruar në burg për mbi dy muaj një person duke mos e liruar edhe pse i kishte mbaruar dënimi!
Arqile Koça
Prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme prej shumë shumë vitesh dhe që mes tjerash ishte njëri nga prokurorët që “dështuan” në hetimin e thelluar të çështjes së Gërdecit dhe asnjëherë nuk është evidentuar për ndonjë vendimarrje të rëndësishme të dosjeve që ka hetuar etj!
Artur Selmani
Prej shumë vitesh prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe që përfaqësonte akuzën në Gjykatën e Lartë, ku kohët e fundit është kallëzuar penalisht nga Adriatik Llalla se ka zbutur akuzat duke favorizuar Gjykatën e Lartë tre personat e akuzuar për vrasje të trefisht në Vlorë etj!
Besnik Muçi
Prokuror të Krimet e Renda prej disa viteve dhe që ka hetuar shumë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre Aldo Baren e Julian Sinanajn etj dhe që njihet si pesoni që u shkarkua nga Theodhori Sollaku pasi nuk pranoi të pushoi hetimet për dosjen e privatizimit të sport klub “Dinamos” dhe që më pas u kthye në detyrë pas largimit të Sollakut nga Prokuroria e Përgjithshme etj! (J.V/Faxweb)