Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për kandidatin e PS-së për Bashkinë e Delvinës, për të cilin tha se është si të jetë rritur në ishullin e drogës.
Por Berisha nuk u ndal këtu duke bërë akuza të forta ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, për të cilin tha se është krimineli më i madh në historinë e Policisë.
“Të dalin para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Po ku mund të dalë kandidati i Delvinës, që është sikur është i rritur në ishullin e drogës. Ardi Veliu një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e policisë shqiptare, që vjen e bën fushatë se mos merr ndodnjë mandate deputeti. Ardi edhe ti do të pësosh fatin e tyre. E ftoj Edi Raman të dalë në debat, unë kam qenë kryeministër dhe ti kryeministër. Hajde ballafaqohemi. Ti ke frikë se ti ke vjedhur. U the shqiptarëve që unë kam firmosur, por ke firmosur për xhepin tënd, ke firmosur për të vjedhur. Ke firmosur në mënyrën më anti-ligjore, më kriminale, për të shpërbërë Parkun e Butrintit.
Miqtë e mi, ju jeni këtu, por Parku i Butrintit nuk ka një të dytë në Europë, por edhe në kontinente të tjera. Ai park është edhe për gjeneratat që vijnë. Korrupsioni e ndau qytezën arkeologjike nga zona A, nga kepi i Stillos. Fondi mori Kepin e Stillos dhe ja dha qeverisë. Unë ju garantoj se PD nuk do të pranojë kurrë të tjetërsojë këtë pasuri mahnitëse. Cila është sot fushata, ju e shihni. Kandidatët tanë dalin para jush me një platformë, ku zotohen me vendime dhe projekte konkrete për të ndryshuar jetën tuajë. Rama kalon nga sheshi në shesh me 4 fjali. Zorra qorre, nuk kam motër për të martuar, kështu më ka thënë gjyshja, nuk ju ndihmoj po votuat PD-në… Çfarë tregon ai me këtë fushatë?
Tregon se nuk ka pikën e respektit për qytetarin. Rama është përgjegjës, shumë përgjegjës, sepse ai është sot kryeministër i një vendi që banorët e tij kanë braktisur vendin shumë më tepër nga ukrainasit dhe sirianët nga lufta. E kanë braktisur se ai u vuri darën e varfërisë. Ai hapi kufijtë për t’i dhënë përparësi produkteve serbe. Rrogat i ngriu. Para kishte. 5 miliardë të ardhura ka qenë buxheti pasi rriti taksat. Me 5 miliardë ai mund të kishte rritur rrogat 3 herë nëse donte. Jo ai zgjodhi t’i vjedhë ato para, duke ndërtuar rrugë me 24 milionë euro/km. Zgjodhi të udhëtojë me avion me dhomë luksi me 22 milionë euro dhe 4 milionë euro vazon në Kryeministri“, u shpreh Berisha.