Kandidati i PD-së në Elbasan, Fitim Zekthi, i cili është renditur i 6-shti në listë rezulton sipas formularit të vetëdeklarimit se është dënuar më 15 vjet më parë për mashtrim.
Në një reagim të tijin për “Panorama”, Zekthi ka treguar të vërtetën e ngjarjes.
“Behet fjale per nje vendim te para 15 viteve, krejtesisht antiligjor dhe i dhene ne mungese ndonese une punoja si gazetar, shkoja cdo dite ne pune dhe kurre nuk u njoftova qe ndaj meje kishte nje gjyq. Behet fjale per humbjen e nje pasaporte dhe asgje me shume. E kam mesuar pas vitesh qe isha i denuar ne mungese. Absurde. Prokurori qe e inskenoi kete u largua kohe me pas nga prokurori i pergjithshem nga detyra si i koorruptuar. E kam pasqyruar me saktesi ne formular sepse e kerkon ligji por jam i vetedijshem se ligji synon matrapaze, trafikante, drogaxhinj dhe jo njerez qe kane gjithe jeten qe punojne hapur dhe pa u fshehur”, ka thënë ai.
(M.D/Shuplaka)