Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kavajës Isa Sakja, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me këshilltarin e kancelares gjermane Angela Merkel, Hans Joachim Falenski.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe sipërmarrësit e qytetit dhe disa kandidatë të PD-së për deputetë.
“I nderuar te kisha keshilltarin kryesor te kancelares gjermane Angela Merkel, z. Hans Joachim Falenski ne nje takim me sipermarresit e qytetit dhe kandidatet per deputete Mehdiu, Teliti, Hoxha, Gjylsheni, Qosja e Kadiu.
Faleminderit qe keni sfiduar presionin e rilindasve per te ardhe ne kete takim, te dashur sipermarres kavajas.
Ju punoni ne kushtet e mbitaksimit dhe gjobave per mllefe personale dhe politike.
Partia Demokratike ne krye te Bashkise do te ndertoje me ju klime miqesore dhe partneriteti, sepse ju gjeneroni vende pune e te ardhura per qytetin dhe qytetaret e tij!
Koha e presionit, gjobave politike merr fund me 25 qershor!”, shkruan vetë Sakja. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2113″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]