11:27 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kandidati i PD Zekthi tregon arsyet pse nuk fitoi: Ata që na votuan, nuk u blenë

08:29 | 27/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidati i PD Zekthi tregon arsyet pse nuk fitoi: Ata që na votuan, nuk u blenë

Fitimtar Zekthi, andidati i PD-së, për deputet, i gjashti në listën e Elbasanit  nuk mundi të hynte në parlament  por ai ka treguar asryet pse nuk u bë pjesë e parlamentit. 

Zekthi shkruan se të gjithë ata që kanë votuar PS-LSI-PDIU kanë marrë para, ndërsa ata që kanë votuar PD janë ndërgjegjja morale e popullit.

Më tej ai ka theksuar se rezultati i PD kundrejt parave është gjigand. Zekthi i del në mbrojtje kreut të PD-së, pasi thotë ai, Basha mund të ketë faje sa të duash apo mund të ketë njerëz me inate personale pa fund ndaj tij por zgjedhjet u humbën për arsye që e tejkalojnë Bashën.

REAGIMI
Ka nisur një garë e ethshme për të gjetur shkaqet e humbjes së PD që nga fajësimi i Bashës për listën e kandidatëve, për marrëveshjen me Ramën, për dobësinë e tij si lider politik e deri tek glorifikimi i Ramës. Nuk e di ç’qëndrim do mbajë PD por sa më takon mua dua të them se Shqipëria ka hyre në një krize të pashembullt, ka hyrë në krizën e mospranimit të krizës, e moskuptimit apo mosdashjes së kuptimit të krizës.
Zgjedhjet u blenë masivisht dhe kjo blerje po legjitimohet duke mos u parë me lebeti si fundi i gropës ku jemi por si rast për të justifikuar fitoren apo larë hesape. Po flas për zonën ku isha në fushatë vetë: në asnjë fshat kandidati i PS M. Ulqini nuk zhvilloi dot një takim sepse njerëzit e përzinin me zemëratë për gënjeshtrat që u kishte bërë për paratë e pamarra prej 3 vitesh të duhanit, për mungesën e ujit të pijshëm, për varfërinë e madhe etj. Takimet që pata ishin shfryrje inati ndaj kryeministrit Rama që të gjitha. Gjatë fushatës njerëzit e PS lëviznin vetëm natën dhe shkonin nëpër shtëpi.
Rezultati ishte shokues: në qendrën e votimit Marinëz ku PD ka fituar edhe në 2013 pas 8 vitesh pushtet, një qendër fuqimisht e djathtë PS u dyfishua dhe PD u ul duke humbur thellë. Në qendrën Trojas më e djathta në gjithë Dumrenë, ku unë jam lindur dhe rritur, ku PD ka fituar edhe në 1997 jo më në zgjedhje te tjera, PD humbi për herë të parë.
Në qendrën Lisaj, fshati i më i thellë i Dumresë, fshat pa rrugë, pa ujë, ku njerëzit nuk kanë marrë paratë e duhanit të shitur, fshat ku pata një takim dy orësh ku ata shprehen gjithë vrerin kundër Ramës dhe Ulqinit, PD mori 6 vota.
Ajo nuk mori as votat e komisionerëve dhe vëzhguesve të saj. Thuajse në çdo qendër është e njëjta gjë, unë nuk po i përmend me radhë. Në Belsh gjithkush e di çka ndodhur, siç e dinë në Cërrik dhe fshatrat përreth sepse e kanë parë dhe jetuar. PS, LSI dhe PDIU kanë blerë vota. Jemi në një gjendje të mjerë: një pjesë shumë e madhe duan para, pra te vetë njerëzit ka hyrë fort kjo kulturë e shitjes. Mua vetë me kërkuan para. Njerëz që i njoh me vite më thoshin: Fitim ti e di ne jemi djathtas por ata po marrin lekë, po japin lekë, do na jepni gjë? Është e tmerrshme por e vërtetë.
Për mua rezultati i marrë nga PD përballë lekëve të PS, atyre të LSI dhe PDIU është gjigand. Votuesi i PD është ndërgjegjja morale e jona si popull ndonëse pakicë. Halli i vendit është shumë i madh dhe nuk e di ç’mund të bëhet për të dalë nga ky hall. Basha mund të ketë faje sa të duash apo mund të ketë njerëz me inate personale pa fund ndaj tij por zgjedhjet u humbën për arsye që e tejkalojnë Bashën. Është e pandershme gjithë ajo që po ndodh duke u turrur kundër Bashës dhe lënë m’anash shitjen, blerjen dhe gjithë trukimin e neveritshëm.
Do Zoti gjenden njerëz dhe arsye për t’u marrë me këtë mynxyrë para të cilës fati politik i kujtdo është fare pa vlerë, qoftë ky edhe i Bashës. Nuk është Basha problemi dhe nuk e ka ai fajin për këtë blerje të organizuar në mënyrë kirurgjikale qendër për qendër votimi. Ai nuk kishte shanse ta ndalte këtë gjë. Për të tjera çështje është muhabet tjetër. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: FITMIM ZEKTHIreagimrezultatet
Pas

Si t’i mbrojmë fëmijët nga dielli

Para

Rama siguron mandatet për qeverinë, jep mesazhin e rradhës për shqiptarët (FOTO)

Para
Pas konferencës së Metës, zbulohet mesazhi që Rama iu dërgoi me urgjencë kandidatëve të PS

Rama siguron mandatet për qeverinë, jep mesazhin e rradhës për shqiptarët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

Mbyllet me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.