Kandidati në listat shumemërore për deputet në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Jolio Dine ka refuzuar thirrjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të pranuar marrjen e mandatit.
Dine ka qenë kandidat në listën e qarkut të Vlorë për Partinë Demokratike dhe që do të zëvendësonte vendin vaKant të lënë nga ish-deputetja Nadire Meçorapaj.
Kandidati shprehet në reagimin e tij se, nuk mund të pranojë mandatin e deputetit duke sakrifikuar Sarandën, dhe argumenton se qëndrimi i tij është të zgjidhet me vullnetin e lirë të bashkëqytetarëve të tij përmes zgjedhjeve të ndershme.
Reagimi i plotë:
Nuk e pranoj mandatin e deputetit!
Endrra ime eshte te ndryshoj Saranden, edhe duke sakrifikuar…veten!
Jo te ndryshoj veten, duke sakrifikuar Saranden!
Nese nje dite do me duhet te perfaqesoj bashkeqytetaret e mi, dua te zgjidhem me vullnetin e lire te tyre, permes zgjedhjeve te ndershme dhe ne nje Shqiperi demokratike!
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post