18:17 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kandidati konservator tërhiqet nga gara për president të Iranit

13:31 | 27/06/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidati konservator tërhiqet nga gara për president të Iranit

Amirhossein Qazizadeh Hashemi, njëri nga kandidatët për president të Iranit, është tërhequr nga gara në mënyrë që ta mbështesë një kandidat tjetër të krahut të ashpër konservator. Irani mban zgjedhje presidenciale më 28 qershor, për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit në maj.

Qazizadeh Hashemi, i cili kishte shërbyer si zëvendës i Raisit, njoftoi tërheqjen nga gara mbrëmjen e 26 qershorit, duke thënë se vendimi i tij ka për qëllim “ruajtjen e unitetit për forcat e revolucionit”. Raisi dhe zyrtarë të tjerë të lartë humbën jetën më 19 maj, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua rrugës duke u kthyer nga Azerbajxhani.

Tani kanë mbetur pesë kandidatë në garën për president, përfshirë Masud Pezeshkian, reformistin e vetëm të moderuar. Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran – vend me rreth 88 milionë banorë – kishte pjesëmarrje rekorde të ulët.

Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët. Ekspertët thonë se rënia e pjesëmarrjes nënkupton hendek në rritje midis klerikëve në pushtet dhe popullsisë së re të Iranit – pjesa më e madhe e së cilës kërkon liri më të mëdha sociale dhe politike.

“Unë dyshoj se shoqëria do të kthehet në kutitë e votimit. Besoj se trendi i shmangies së tyre do të vazhdojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mohammad Mohebi, komentues politik me bazë në Iran./ REL

Pas

“Tendero-mania e ka shkatërruar shëndetësinë”, Noka për skandalin tek Onkologjiku: Të mos ngremë histeri kolektive të mjekëve. Fajtorët…

Para

Rritja historike e pagave për mësuesit, Manastirliu në Kuvend: Masë direkte edhe për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

Para
Rritja historike e pagave për mësuesit, Manastirliu në Kuvend: Masë direkte edhe për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

Rritja historike e pagave për mësuesit, Manastirliu në Kuvend: Masë direkte edhe për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.