02:02 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kandidati për deputet i LSI, Ralf Gjoni: Me këta të dy e keni provuar dhe na çuan këtu ku jemi, votoni ofertën tonë

16:47 | 03/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidati për deputet i LSI, Ralf Gjoni: Me këta të dy e keni provuar dhe na çuan këtu ku jemi, votoni ofertën tonë

Sipas kandidatit të LSI për deputet në Tiranë Ralf Gjoni, konflikti PS-PD po tremb investitorët e huaj dhe se tani sipas tij elektorati shqiptar duhet të provojë LSI-në.

“Ne do dalim me ofertë të sinqertë përpara shqiptarëve dhe jemi të gatshëm të qeverisim Shqipërinë. I dhamë vendit një President, tani votoni ofertën e LSI në zgjedhje, se me këta të dy e provuat…Mungesa e vullnetit nga PS e PD për të gjetur një zgjidhje të krizës politike, po bëhet shkak për trembjen e investitorëve. Elektorati shqiptar duhet të pranojë ofertën e sinqertë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të qeverisur vendin”,- tha ai në emisionin Versus në A1 Report.

“Konflikti PS-PD na çon prapa në kohë ndërkohë që sot ende diskutojmë për standarte zgjedhjesh. Janë pikërisht këto dy parti që e masakruan kodin elektoral në 2008, dhe sot flasim për standarte. Ne sot duhet të ishim duke folur për ofertat tona politike, çfarë do u ofrojmë shqiptarëve në qershor, çfarë projektesh kemi për të qeverisur vendin pas zgjedhjeve të ardhshme. Te dyja partitë PS dhe PD kanë përgjegjësi edhe për ato që kanë ndodhur në të kaluarën dhe për krizën aktuale. Investitorët e huaj sot zbrapsen nga Shqipëria për shkak të konfliktit politik dhe prej kaosit disa vjeçar me situatën e pronësisë. E vërtetë që ka shqetësime mbi blerjen e votës apo mbi dekriminalizimin, por vendi nuk mund të shkojë në kaos e destabilizim. Shqiptarët janë të lodhur nga kjo krizë.
Ne si LSI jemi akuzuar shpeshherë se kemi qenë pro PD apo se mbajmë me oksigjen çadrën etj. Por e vërteta është se ne kemi luksin e qendrës dhe kemi provuar koalicione me të dy partitë e tjera. Por, vendi nuk mund të merret peng”,- u shpreh Gjoni.

Ai shkon edhe më tej duke e thënë më konkretisht se PD dhe PS i kanë dhënë provat përgjatë këtyre viteve qeverisje dhe se tani ka ardhur koha për të provuar shansin me LSI duke i dhënë besim në zgjedhje. 

“Ndaj, pas moderimit që kemi bërë si parti gjatë gjithë këtyre muajve, ne kemi vendosur të dalim me një ofertë shumë të sinqertë dhe tepër pozitive përpara elektoratit shqiptar duke u thënë votuesve të ndershëm: “Me këta të dy e keni provuar dhe këta na çuan këtu ku jemi. Provojeni shansin me ne, sepse LSI do futet në zgjedhje me një plan dhe ofertë të qartë”,- tha Ralf Gjoni.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Ralf Gjoni
Pas

“Mos janë duke ndarë tjetër tender?”, Malltezi denoncon lënien në mëshirë të fatit të Kalasë së Tiranës

Para

Rama takim me kandidatët për deputetë: Nuk na duhen votat që s’janë tonat

Para
Rama takim me kandidatët për deputetë: Nuk na duhen votat që s’janë tonat

Rama takim me kandidatët për deputetë: Nuk na duhen votat që s'janë tonat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.