Është duke u zhvilluar në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore me prokurorin Olsian Çela, i cili është dhe kandidat për Prokurorinë e Përgjithshme.
Trupa gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryetar, Brunilda Bekteshi anëtare, Ilia Komici relator .
Derimë tani sipas deklarimeve në KPK, Çela nuk ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe ka të ardhura të ligjshme.
Çela zotëron një apartament 77 metra katrorë në zonën e Don Boskos së bashku me të ëmën e tij. Ndërkohë që KPK ka deklaruar se subjekti i rivlerësimit i ka marrë një shtetase një hua prej 800 mijë lekësh, ndërsa dhënësia e justifikon burimin e të ardhurave.
(E.K/Faxweb.al)