Kandidati për presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kishte shkuar sot në orët e para të mëngjesit për të votuar.
Megjithatë ai duket se kishte harruar të merrte me vete dokumentin e identifikimit që të mund të votonte.
Pasi e kishte kuptuar se nuk e kishte me vete, Milatovic është kthyer në shtëpi ndërsa bashkëshortja e priste para vendvotimit.
E me një dozë humori u tha gazetarëve se një gjë e tillë ndodh, kur në momentet e fundit ndërron kostumin.
Kjo batutë e tij u përcoll me të qeshura nga të pranishmit dhe shumë gazetarëve që ishin prezent.