01:40 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kandidati prorus i ekstremit të djathtë fitoi raundin e parë, rumunët votojnë për Parlamentin e ri. Analistët: Rrezikohet mbështetja për Ukrainën

12:41 | 01/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidati prorus i ekstremit të djathtë fitoi raundin e parë, rumunët votojnë për Parlamentin e ri. Analistët: Rrezikohet mbështetja për Ukrainën

Qytetarët e Rumanisë do të kthehet sot në qendrat e votimit për ta zgjedhur Parlamentin e ri të vendit, në një kohë mosmarrëveshjes për zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, në të cilat një kandidat prorus i ekstremit të djathtë e fitoi raundin e parë befasisht.

Kandidatët e ekstremit të djathtë, të cilët patën paraqitje shumë të mirë edhe në zgjedhjet presidenciale, pritet të shënojnë rritje në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Më shumë se 10.000 kandidatë po garojnë për të zënë ulëse në parlamentin dydhomësh: 329 vende në Dhomën e Deputetëve dhe 136 në Senat.

Një sondazh para zgjedhjeve tregoi se Aleanca për Unitetin e Rumunëve (AUR), një parti e ekstremit të djathtë dhe ultranacionaliste, kryesonte me 22.4 për qind, duke lënë mbrapa Partinë Social-Demokrate në pushtet, që kishte 21.4 për qind. AUR ka marrë qëndrime anti-perëndimore, duke vënë në pikëpyetje anëtarësimin e Rumanisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe ka promovuar retorikë ksenofobike dhe konspirative.

 

 

Nën udhëheqjen e presidentit në largim, Klaus Iohannis, Rumania ka qenë mbështetëse e fuqishme e NATO-s dhe e fqinjit të vet, Ukrainës, në luftën kundër pushtimit rus. Fitorja e AUR mund ta rrezikojë mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën, thonë analistët. Ndërkohë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë, një parti e qendrës së djathtë, ka një mbështetje prej rreth 17.5 për qind, sipas sondazheve. Kandidatja e saj për presidente, Elena Lasconi, do të përballet me kandidatin prorus dhe të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, në rundin e dytë të zgjedhjeve, më 8 dhjetor.

Partia Liberale – një partner i vogël në koalicionin qeverisës – ishte renditur me 13.4 për qind. Nëse asnjë parti nuk fiton shumicën e vendeve, do të pasojnë bisedime për koalicion. Partia që fiton shumicën e votave ka të ngjarë ta propozojë kandidatin për kryeministër. Përveç ndarjes midis Lindjes dhe Perëndimit, rumunët kanë shprehur shqetësime edhe për ekonominë e dobët të vendit dhe korrupsionin e përhapur.

Votimi filloi më 30 nëntor mes diasporës rumune, e cila mund të jetë vendimtare në zgjedhjet parlamentare – megjithëse nuk ka qenë fillimisht e qartë se cilat parti do t’i favorizonte. Moldavia është gjithashtu hapësirë e rëndësishme votimi për zgjedhjet rumune. Pjesa më e madhe e Moldavisë ishte pjesë e Rumanisë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe shumë moldavë kanë shtetësi rumune.

Ekspertët kanë paralajmëruar për kujdes ndaj shifrave të sondazheve para zgjedhjeve, duke përmendur fitoren e papritur të Georgescut në rundin e parë të votimit presidencial më 24 nëntor. Lasconi, kryetare bashkie nga një qytet i vogël dhe mbështetëse e fortë e aleancave të Rumanisë me NATO-n dhe BE-në, doli e dyta në atë votim, duke mposhtur me vështirësi kryeministrin e majtë, Marcel Ciolacu.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të premten rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas akuzave se Georgescu e përdori TikTok-un jashtëligjshëm për t’i dhënë hov fushatës së tij.

Gjykata Kushtetuese pritet ta miratojë rezultatin e rundit të parë më 2 dhjetor pasi të përfundojnë zgjedhjet parlamentare, kanë thënë burimet për Shërbimit rumun të Radios Evropa e Lirë. Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, duke përfshirë çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti mund të refuzojë edhe emërimet për kryeministër dhe ato për poste gjyqësore.

Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, përfshirë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti gjithashtu ka pushtet të mos i pranojë kandidaturat partiake për kryeministër dhe emërimet qeveritare për poste gjyqësore. Votimi do të përfundojë në orën 21:00, sipas kohës lokale, dhe rezultatet do të shpallen sapo të përfundojë numërimi.

Etiketa: Aleanca për Unitetin e Rumunëveparlamenti
Pas

Topalli me shqiptarët në Parma: Vota e emigrantëve është votë patriotike. Të bëhemi bashkë për ndryshimin

Para

Kundër dhunimit të të drejtave të njeriut, qindra aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe Shqipëri protestë në Shëngjin për emigrantët

Para
Kundër dhunimit të të drejtave të njeriut, qindra aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe Shqipëri protestë në Shëngjin për emigrantët

Kundër dhunimit të të drejtave të njeriut, qindra aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe Shqipëri protestë në Shëngjin për emigrantët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.