Kandidati socialist për Bashkinë e Tepelenës, njëherazi dhe kryetari aktual i kësaj Bashkie Tërmet Peçi ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim me qytetarë të Leklit në Tepelenë.
Takimin e ka bërë publik edhe përmes disa fotove të postuara përmes adresës së tij në rrjetet sociale. Mirëpo, i paprecedentë mbetet fakti se për këtë takim elektoral nuk janë kursyer as ambjentet e vendeve të shenjta.
Pas postimit të kryebashkiakut, një fakt i tillë është denoncuar për Faxweb.al nga qytetarë të cilët shprehen se për takimin janë shfrytëzuar ambjentet e kishës së fshatit.
Një rast kaq flagrant nuk është çudia e vetme në këto zgjedhje, pasi më herët, po ashtu është denoncuar kthimi i një qendre shëndetësore në KZAZ, rast ky i cili është edhe rreptësisht i ndaluar nga Konventa Ndërkombëtare. (Lexo këtu)
Discussion about this post