Në ditën e heshtjes zgjedhore, hakerat kanë sulmuar kandidatin e LSI-së për deputet në Shkodër Agron Çelën duke i vjedhur profilin në Facebook.
Përmes profilit të tij në Facebook, dikush ka deklaruar në emër të tij tërheqjen nga gara. Mirëpo nga faqja zyrtare e LSI-së, Çela menjëherë sqaroi se kjo nuk ishte e vërtetë, pasi njoftimi ishte publikuar nga një profil fallso.
“Te nderuar miq! Ne nje profil fallco i cili ka qarkulluar prej disa minutash nepermjet nje statusi dizinformues me pretendimin e dorezimit tim nga gara.
DUA T’JU KONFIRMOJ VAZHDIMIN E GARES SIME PER FITOREN E MADHE QE PRESIM DITEN E NESERME DATE 25 QERSHOR KUR LSI SHKODER DO JETE FORCE E PARE TRIUMFUESE”, reagon Çela.
DEKLARATA e profilit fallso
Të dashur miq! Votues të dashur unë me ju kam lidh besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë së bashku. Une si deputet i Qarkut të Shkodrës jam fokusuar gjithmonë në mbështetje të familjeve në nevojë, jo vetëm në zonë por në të gjithë Qarkun,si deputet, si zë i fortë i juaji, ku së bashku inaguruam me dhjetra investime.
Unë bashkë me ju sakrifikuam shumë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri, ku në 6 qershor 2016 pritëm në Shkodër, mbi 15.000 vetë, ku dhatë shumë nga pritja juaj legjendare.
Në vitin 2015 direkt pas zgjedhjeve lokale, pas humbjes fatale të PS në Shkodër u takova me z.Meta për t’i dhënë dorën dhe për t’u larguar nga LSI, reagimi ishte i menjëhershëm! Ai mu drejtua me premtimin se nëse vazhdoja të punoja fortë këto dy vite, prane jush do të isha i pari i listës dhe do t’i siguroja 3 Mandate forcës tonë politike.
Por, zhgënjimi do të vinte shumë shpejt! Takohem me z.Meta të shtunën dhe i them, se mënyra se si kjo fushatë u mbajt përgjatë gjithë këtyre muajve e për më tepër këto ditët e fundit, më ka zhgënjyer mua dhe elektoratin e LSI në Shkodër.
Ofertat e Ilirit ishin qesharake, të majme dhe mosbesuese, sigurisht të papranuara nga unë. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi, të cilët më kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për te. Kam vendosur të tërhiqem nga gara!
S’mundem më ta përmbaj inatin dhe indinjatën. Prandaj, tërhiqem nga gara sot, deri në ditën që mandatin tim, do të jem në gjendje t’jua marrë qytetarëve shkodranë me votë e jo me lekë e presion. Me mirënjohje i juaji Agron Cela! (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2247″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]