Kandidatja e LSI në qarkun e Korçës, Brunilda Paskali ka zhvilluar ditën e sotme takime me bizneset përgjatë Bulevardit “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Korçës.
Gjatë këtyre takimeve Paskali foli me përfaqësues të disa bizneseve ku u tha se LSI do jetë gjithmonë një mbështetje për ta. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kandidatja Paskali ka ndarë edhe disa foto me ndjekësit e saj, duke i shoqëruar edhe me një mesazh:
“Takim me bizneset përgjatë Bulevardit Gjergj Kastrioti në qytetin e Korçës . Mbështetje të garantuar për biznesin i cili është në ditët më të vështira të tij. Do t’i japim shansin çdo shqiptari për një Drejtim të Ri që sjell taksa më të ulta dhe vende të reja pune”,-shkruan ajo.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2076″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]