Kandidatja për deputete në Qarkun e Korçës e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj Brunilda Paskali e shoqëruar dhe nga kandidati Piro Kapurani, zhvilloi një vizitë në një prej bizneseve fason në fshatin Plasë te rrethit Korçë.
Teksa bashkëbisedoi me gra e vajza të rrobaqepsisë e cila administrohet nga një biznesmen grek, Paskali deklaroi se programi i LSI mbeshtet fortë sipërmarrësit duke ulur taksat pasi është një nga menyrat më të mira të rritjes së punesimit në vend ndërsa ka theksuar se programi i LSI përfshin edhe pagat deri në 35 mijë lekë (të reja) të cilat do të jenë të patatueshme.
Ndërkohë, kandidati tjetër për deputetë i LSI, Piro Kapurani, iu kerkoi punonjëseve teë ndermarrjes fasone ku janë të punësuara rreth 130 gra , që të mbështesin LSI-në në zgjedhjet e 25 qershorit, me qëllim që kjo forcë politike të dalë forcë e parë dhe të bëjë realitet programin e saj, politik dhe ekonomik. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2109″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]