21:39 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kandidatja e PS-së kundra ministrave teknikë: Po ushtroni dhunë psikologjike ndaj punonjësve

13:05 | 01/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidatja e PS-së kundra ministrave teknikë: Po ushtroni dhunë psikologjike ndaj punonjësve

Kandidatja për deputete Silda Çepe ka reaguar ndaj fenomenit që po ndodh në administratën publike me punonjësit në këtë muaj fushate.  Sipas Çepes  teknikët e politikës po nëpërkëmbin integritetin moral dhe dinjitetin e nëpunësve civilë dhe punonjësve të administratës, duke u bërë kontrolle 5-6 herë në ditë për të parë nëse kanë lëvizur nga karriget e tyre, duke iu anulluar lejet vjetore, duke iu zhbiruar profilet personale në mediat sociale e duke i kërcënuar me burg nëse do të merren me veprimtari politike jashtë orarit zyrtar.

“Kam dëgjuar gjithmonë e më shpesh së fundmi se teknikët e politikës po nëpërkëmbin integritetin moral dhe dinjitetin e nëpunësve civilë dhe punonjësve të administratës, duke u bërë kontrolle 5-6 herë në ditë për të parë nëse kanë lëvizur nga karriget e tyre, duke iu anulluar lejet vjetore, duke iu zhbiruar profilet personale në mediat sociale e duke i kërcënuar me burg nëse do të merren me veprimtari politike jashtë orarit zyrtar. Madje, kanë krijuar grupe pune që merren me gjithçka, përveçse me detyra shtetërore duke abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me paratë tona. Zyrat e shtetit janë kthyer në mjedise denigruese profesionalisht e dhunuese psikologjikisht, ku punonjësve nuk u kërkohet performanca në punë, por firmosja çdo 1 orë nëpër defterë “teknikë”.”, shkruan Çepe.

Më tej ajo thekson se  ligji ua jep punonjësve të drejtën që pas orarit zyrtar të marrin pjesë në veprimtari politike sa të duan.
“Të nderuar teknikë të politikës,
Më lejoni që, për t’jua bërë punën më të lehtë, si qytetare që e do këtë vend dhe si juriste me një barrë eksperiencë t’ju shpjegoj diçka. Kodi penal parashikon ndjekjen penale të personave që punojnë në administratën shtetërore në aktivitetet ose fushatë zgjedhore, vetëm kur kjo bëhet në kundërshtim me ligjin. Por ligji ua jep punonjësve të drejtën që pas orarit zyrtar të marrin pjesë në veprimtari politike sa të duan.
Madje nëpunësi civil, përveç atij të nivelit të lartë drejtues, mund të jetë dhe anëtar partie. Dhe e dini pse? Se të drejtat dhe liritë politike mbrohen me Kushtetutë dhe Kushtetuta thotë që pluralizmi është një nga bazat e shtetit shqiptar.
Ishte tjetër kohë e tjetër filozofi ajo kur për të patur bindje politike të tuat futeshe në burg. Në këtë kohë e me filozofinë e pluralizmit, ti ke të drejtë të kesh bindjet e tua, e ndjekja penale fillon vetëm nëse i përdor ato në kundërshtim me ligjin duke abuzuar me detyrat shtetërore. E keni parasysh? Fiks siç ndodhte deri në 2013.
E shyqyr që ia arritëm kësaj dite, apo jo?
Ndaj shumë të nderuar, nëse doni që punonjësit e administratës të përdorin orarin zyrtar për punë, jepuni atyre punë për të bërë. Se duhet shumë punë ende për ta bërë këtë vendin tonë një vend të mirë për të rritur fëmijët. Jepuni punonjësve punë për të bërë, e jo defterë për të firmosur Më besoni, funksionon!”, përfundon Çepe. (J.V/Shuplaka)

 

Pas

Akuzat e PD-së dhe LSI-së, Luan Rama: Do jemi forcë e parë, të tjerët garojnë për vendin e tretë

Para

“Makina nuk drejohet me dy timonë”, Luan Rama i jep një përgjigje socialistëve

Para
Deputeti i LSI: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

"Makina nuk drejohet me dy timonë", Luan Rama i jep një përgjigje socialistëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.