Burime nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëjnë me dije se kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Kushtetutës, nëse opozita nuk merr pjesë në votim, kandidatura e renditur e para, në këtë rast Marjana Semini përzgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Gazment Bardhi tha se emri i Ardian Dvorani është i papranueshëm për çdo opozitar.
“Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese”, shkruan ai.