Gazetari publikon librin e Eduard Selamit që kandidon për kreun e PD-së. ”Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha, kontribut i rëndësishëm në pasurimin e estetikës sonë”, titullohet pjesa e librit që duket në foto dhe që sipër mban emrin e Eduard Selamit.
”Ja ky lavazhieri, që e mban veten si të dërguarin e SHBA-se”, shkruan Ilirjan Blloshmi në foton marrë nga Kujtim Cekani, i cili e ka fotografuar.
Nga një kërkim i shpejtë në Bibliotekën Kombëtare rezulton që Selami të ketë shkruar për Enver Hoxhën për të qenë ”Kandidat Shkencash”. Selami ka shpallur kandidaturën përballë Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Zgjedhjet brenda PD-së do të mbahen në 22 korrik. (V.G/SHUPLAKA)