Në këto ditë të nxehta korriku, të shumtë janë ata që kanë mendjen te bregdeti. Të gjithë duam t’i kalojmë pushimet duke shijuar freskinë e detit, rërën por edhe rrezet e diellit për të marrë pak ngjyrë.
Mirëpo uji në bregdetin tonë, nuk është aq i pastër sa ne do dëshironim. Së fundmi në plazhin e Shëngjinit janë gjetur kandila deti, që janë shumë të rrezikshme për pushuesit.
Biologu Eltjon Halimi, i cili është edhe profesor në Universitetin e Tiranës, këtë verë ka vërejtur një shtim të pazakontë të kandilave të detit të bregdetin tonë. Sipas tij, shkak për shtimin e kësaj specieje bëhen disa faktorë të ndryshëm, mes tyre ndptja e ujërave detare nga hedhja pa kriter e materialeve organike të pafiltruara nëpër lumenj të cilat më pas derdhen në grykëderdhjet e tyre në det.
Kujdes nga Kandili i detit!
Shtimi i ndotjes nga materialet e pafiltruara në ujërat detarë ka shtuar këtë sezon në bregdetin shqiptar kandilët e detit!
Qelizat e tyre në kontakt me lëkurën humane lëshojnë lëngun që përmban proteina të rrezikshme: paralizuese, neurotoksike dhe djegëse #Rhizostomapulmo”, shkruan biologu Halimi. Pas këtij paralajmërimi, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të tregojmë kujdes kur të futemi në det. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2481″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]