Ka nisur takimi në presidencë mes Ilir Metës dhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha, ku do të diskutohet mbi rrugët e daljes nga kriza politike në të cilën ndodhet vendi.
Në fundin e këtij takimi pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të ketë një deklaratë për mediat, ku në fokus të saj do të jenë tematikat e diskutuara mes tij dhe presidentit.
Prej dy ditësh presidenti Meta ka thërritur në takim ish-presidentët e Shqipërisë, dhe ish-funksionarë të lartë, për të diskutuar lidhur me krizën e tejzgjatur politike që ka vendi ynë.
Presidenti Meta e ka shprehur në disa dalje të tij mediatike, se ka dobësi për Berishën, dhe për rolin që ai ka pasur në disa momente të rëndësishme të postranzicionit në Shqipëri.
Discussion about this post