Me pretesktin se po shkoj në stërvitje, shumë futbollistë largohen nga shtëpitë e tyre, për të përfunduar në vende të tjera, por edhe kësaj gratë e futbollistëve të Interit ia kanë gjetur zgjidhjen.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, bashkëshortet e lojtarëve kanë një grup të përbashkët në “Whatsaapp” me emrin “Inter Wags”, ku diskutojnë për tema nga më të ndryshmet, ndërsa mund të nxjerrin zbuluar bashkëshortët e tyre, nëse ata gjejnë stërvitjen si pretekst për tu larguar. Mjafton një mesazh mes shoqesh, dhe gjithçka do të merrej vesh.
Tematikat mund të fillojnë nga fëmijët, pasi shumica prej tyre shkojnë në të njëjtën shkollë, punët e shtëpisë, apo edhe oraret për darkat e shumta që organizojnë bashkë.
Por ju do pyesni se kush e administron këtë grup? E kush tjetër përveç se Wanda Nara.
(B.B/ Faxweb.al)