Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbrëmjen e së dielës ka “shpërthyer” me akuza ndaj ish-ministrave të arrestuar dhe kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se prangat po i tunden përballë fytyrës.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se Rama ka lënë të veprojë kundër ligjit: Saimir Tahirin, Lefter Koka, Fatos Tushe dhe Ëngjëll Agaçin, duke renditur akuzat nga trafiku i drogës deri tek korrupsioni.
Enkelejd Alibeaj shkruan:
“Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca”
Discussion about this post