Bayern ka marrë fitoren e rradhës mbrëmjen e sotme, pasi mundi në Bundesliga skuadrën e Stuttgart me rezultatin e pastër 3-0.
Heroi i ndeshjes për bavarezët ishte i zakonshmi Harry Kane që shënoi dy herë në portën e miqve, një në pjesën e parë nga pika e penalltisë dhe të dytin në fraksionin e dytë të lojës. Më pas ishte dhe rradha e mbrojtësit korean Kim Min-Jae që shënoi dhe golin e tretë të takimit, duke vulosur fitoren për ekipin e Thomas Tuchel.
Me këtë rezultat, Bayern rikthehet tek triumfet në Gjermani, pas asaj humbjeje një javë më parë ndaj Frankfurt me rezultatin 5-1. Me 35 pikë të grumbulluara dhe një ndeshje më pak, Bayern ka ende mundësi të kapi ritmin e Leverkusenit të vendit të parë.