Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në vend, pas tërmetit apokaliptik që goditi ditën e sotme vendin. Rama shprehet se të gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë ofruar ndihmë ndaj Shqipërisë.
Postimi i Ramës:
Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda