Eksperti i ekonomië, Mateo Spaho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku ka folur për kushtet ekonomike në të cilat ndodhet vendi ynë dhe problemin e bizneseve në vend në raport me shtetin por edhe më kushtet në të cilat konkurojnë.
Spaho tha se në Shqipëri mungojnë investimet e huaja, ndërsa shtoi se kjo vjen edhe për shkak se një grusht biznesmenësh shqiptarë nuk i lejojnë të vijnë për shkak të interesave të tyre.
“Kushtet për të bërë biznes në Shqipëri dhe kjo duket qartë edhe me uljen e investimeve të huaja. Kanë përfunduar dy investime të mëdha dhe njëri prej tyre është kaskata e Devollit, këto investimi nuk janë zëvendësuar nga investime të tjera dhe kjo mungesë paraje ndikon në uljen e punësimit, aftësia e shtetit për t’iu përgjigjur borxheve ulet etj. Ndodh shpesh herë që kryeministri kërkon jo vetëm të kapë institucionet por të bëjë si të thuash edhe një pakt me biznesmenët e mëdhenjë të cilët nuk lejojnë të futen investimet e huaja. Ndodh që investimet e huaja pengohen nga ky grusht njerëzish të cilat për interesat e tyre nuk i lejojnë. Ka dy problematika, sa i përket biznesit të madh, nuk ekziston dot nëse nuk ke një pakt mirëkuptimi me qeverinë. Të flasësh me biznesmenët e huaj se si i ke marrëdhëniet me qeverinë, ata çmenden po të dëgjojnë këtë pyetje. Të meresh vesh me qeverinë, që kuptohet si po e them. Ndërkohë që investimet shkojnë në harta të tjera vendesh psh edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha Spaho në Fax News.
Spaho ka folur edhe për faturat e larta që paguajnë bizneset sidomos ato të vogla, taksave që sipas tij vetëm sa janë rritur dhe shtuar si dhe kontrolleve apo inspective në disa raste abusive.
“Një problem i përbashkët e sidomos tek biznesi i vogël, nuk është vetëm niveli i 7 fishuar i taksave, por edhe niveli i lëndës së parë. Këtu futen energjia, funizimi me uji dhe faturat e tyre. Ankesa numër një e biznesit të vogël është jo taksat por fuqia blerëse, ka rënë në mënyrë drastike fuqia blerëse.
Kryeministri Rama mund të thojë ça të dojë por shqiptarët e ndjejnë në xhepat e tyre. Merrni një librezë uji dhe shikoni sa paguanin në vitin 2013 dhe sa paguajnë tani. 4 vite më parë nuk ka paguar njeri mbi hapësirën arsimore, sot paguan 4-5 mijë lekë të vjetra. Të mos flasim për taksën e pastrimit që s’ka pastrim, reklamizimit, që nëse e ke elektronike dhe bashkëkohore të shikojnë keq dhe duhet të paguash për të katër-fishin. Duhet ta kesh me shkrim”.
Spaho shikon si elementin më shqetësues rënien e konsumit të popullsisë, gjë e cila thotë ai, ndikon sa nga emigrimi sa edhe nga të ardhurat e ulta por ka përmendur gjithashtu edhe pensionet dhe pagat në shtet që nuk kanë njohur rritje.
“Më shumë rëndësi ka që konsumi sidomos në biznesin e vogël ka rënë ndjeshëm. Pse ka rënë? Është shumë e thjeshtë, të ardhurat e ulëta, emigrimi masiv, niveli i pensioneve nuk ka lëvizur prej kohësh, niveli i pagave në administratën shtetërore vetëm njëherë ka ndryshuar. Pikat më të rëndësishme është tek vështirësia për të paguar taksat. Ty të duhet të marrësh një person që vetëm duhet të paguajë taksa për ty taksat. Biznesi i vogël duhet ndihmuar me patjetër, por ç’ndodh, ata vetëm pengohen ku janë ngritur gjithë ato inspektoriate që i kontrollojnë imtësisht që përfundon shpesh duke vënë gjoba.
Partia Demokratike ka takuar përfaqësues të biznesit të vogël të cilët i kanë shprehur 10 pika më emergjente që janë shqetësuese, ndërsa PD ka dalë garant për ti përfshirë në program”, tha Spaho.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post