19:00 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kanë pranuar të bisedojmë”, studentët nxjerrin bllof ministren Nikolla, mohojnë takimin

11:05 | 05/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kanë pranuar të bisedojmë”, studentët nxjerrin bllof ministren Nikolla, mohojnë takimin

Mijëra studente po protestojnë para ministrisë së Arsimit në Tiranë duke kërkuar anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufitit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Në një komunikim për ‘Fax News’ ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se studentët kanë pranuar që të takohet për të biseduar. Por vetë studentët kanë mohuar të kenë takuar ministren dhe refuzojnë të takohen.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata kanë bërë thirrje për revolucion studentor: “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”,  janë dëgjuar të thërrasin studentët.

Protesta e studentëve është shtrirë edhe në Elbasan, ndërkohë që studentët e Durrësit janë bashkuar me studentët e Tiramës. Studentët kanë braktisur mësimin edhe kanë paralajmëruar protestë në orën 11:00.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Etiketa: protestastudente
Pas

Para arratisjes, Gruevski i dërgoi letër krerëve të BE-së, çfarë kërkoi ish-kryeministri

Para

“Lahuta nuk është shqiptare, por serbe”, reagon për herë të parë ministria e Kulturës: Kemi prioritete të tjera

Para
“Lahuta nuk është shqiptare, por serbe”, reagon për herë të parë ministria e Kulturës: Kemi prioritete të tjera

"Lahuta nuk është shqiptare, por serbe”, reagon për herë të parë ministria e Kulturës: Kemi prioritete të tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.