Gazetari Agim xhafka ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një përjetim personal dhe histori të veçantë që ka të bëjë me krimet dhe pasojat e sistemit dictatorial në Shqipëri.
Xhafka tregon se ditën e djeshme ka takuar pas 45vitesh shoqebne e tij të gjimnazit të cilën sipas tij, nukk e lejuan të mbaronte universitetin duke e internuar dhe dërguar në punë tepër të vështira.
“Më kishte marrë malli. Lë të mos flasim për dje. Kemi gjëra të mira të zemë me gojë. Ja, ti mbahesh mirë,unë jam gjyshe… Dhe i ndritën sytë. Mendova, qenka vështirë të ndryshojë karakteri i një fisi të mirë. Kanë qenë me fat xhelatët e djeshëm”, shkruan Xhafka.
Postimi i plote:
Dje takova pas 45 vjetësh një shoqen time të gjimnazit. Pasi i kishin arrestuar të atin si armik të pushtetit popullor nuk e lanë të mbaronte univeristetin,e internuan,e çuan në punëra të vështira edhe për burrat e pastaj u harruam. Nuk u pamë më.
Sa e përqafova e bombardova me pyetjet se si ia kishte kaluar,si qe i ati,(vdiq,më tha),si jetoi,sa e lodhën,e mëzitën,si…
Ajo qeshi,më pérqafoi dhe një herë e tha:
-Më kishte marrë malli. Lë të mos flasim për dje. Kemi gjëra të mira të zemë me gojë. Ja,ti mbahesh mirë,unë jam gjyshe…
Dhe i ndritën sytë. Mendova,qenka vështirë të ndryshojë karakteri i një fisi të mirë. Kanë qenë me fat xhelatët e djeshëm. Pérballë patën fisnikët që hakmarrjen e kanë të ndaluar nga kodi i familjeve të tyre.
U nisa ta ngushëlloja dhe ajo më injektoi shumë dritë. Rrofsh,shoqe,motër. Paç shëndet,o gjyshe e lumtur!
Discussion about this post